Arrestohen edhe dy të dyshuar për falsifikimin e 10 mijë eurove në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe dy persona (L.L. dhe R. K.) të dyshuar për flasifikim të 10 mijë eurove në Ferizaj.

Ky operacion është si rrjedhojë e aksionit të datën 13 prill 2023, kundër parave të falsifikuara të metalit ku ishin konfiskuar mbi dhjetë mijë euro me nga dy euro të dyshuara fals.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përmes Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizajt, ka vazhduar me punë aktive në lidhje me rastin e me datë 13 prill 2023,) ku me autorizime shtesë nga Prokurori i rastit janë zhvilluar hetime aktive mjaft profesionale nga hetuesit kompetent lidhur me rastin dhe është arrit të sigurohen prova apo dëshmi të reja edhe për dy (2) persona të tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me personin e parë të dyshuar me iniciale A.L. ( i arrestuar me datë 13.04.2023) duke blerë dhe shpërndarë parat e falsifikuara në vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit kompetent janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore./21Media

Back to top button