Arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Përleshje me armë zjarri

Një përleshje mes gjashtë personave ka ndodhur dje në Prishtinë. Sipas Policisë, njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri duke qëlluar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Policia bëri të ditur se përleshja erdhi si pasojë e një kontesti pronësor.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë ndërsa pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve  në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar,  një pushkë gjuetie, një   pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /21Media 

Back to top button