Arrestohen grabitësit që plagosën dy punonjës të kompanisë së sigurimit

 

 

Dy punonjës të një kompanie sigurimi që kryen transportin e parave janë plagosur pas një sulmi me armë që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Policia ka bërë të ditur për rtv21.tv se rasti ka ndodhur rreth orës 16:45 dhe se personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, rtv21.tv ka siguruar edhe një video të arrestimit të të dyshuarve.

Të dyshuarit u arrestuan në hyrje të Gjilanit, në fshatin Bresalc./21Media

 

 

Back to top button