Arrestohen “hajnat” e 13 vjedhjeve në Viti

Sot janë arrestuar tre persona të dyshuar për 13 raste të vjedhjeve në disa fshatra të komunës së Vitisë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune mirë të organizuar operacionale sot me datën 25.11.2022 kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar N.S. (1997), A.Q. (2004) dhe S.Q. (2004)”, ka konfirmuar Policia.

Arrestimi i tre të dyshuarve nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se të njëjtit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë raste të “Vjedhjeve” dhe “Vjedhjeve të rënda” në disa fshatra të komunës së Vitisë.

Te të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim.

Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button