Arrestohen hajnat e derivateve

Policia po e heton rastin

Tre persona janë arrestuar dje në fshatin Bratillovc të Kamenicës, pasi që të njëjtit kishin tentuar të vidhnin derivate.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë në brendësi të rrethojës ku gjendet rezervari i derivateve të naftës tek antenat në Bratillovc. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një kanistër prej 20 litrave, një gyp plastike dhe një shufër e metalit”, ka njoftuar policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button