Arrestohen hajnat e një pompe derivatesh, iu gjet edhe drogë

Një 20 vjeçar dhe një 18 vjeçar sot janë arrestuar pasi që të njëjtit, po dyshohet se kanë kryer një grabitje të armatosur para tre dite në një popë derivatesh në Fushë Kosovë.
“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe P. O, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në koordinim më prokurorin hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të substancës narkotike (marihuanë).
Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin./21Media

Back to top button