Arrestohen katër persona në veri pasi dje rrahën dy të tjerë

Katër persona janë arrestuar në veri të vendit si të dyshuar për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Sipas policisë, të dyshuarit M.P., 20-vjeç, L.K., 22-vjeç, A.S., 23-vjeç dhe B.D., 29-vjeç, janë arrestuar mbi dyshimet për përfshirje në një rast përleshjeje që ka ndodhur dje në kafiterinë në rrugën “Xhon Kenedi”, në Mitrovicë të Veriut.
“Si pasojë e kësaj përleshje, të lënduar kanë mbetur viktimat M.P 33-vjeçar dhe 27-vjeçare, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor dhe ende ndodhen nën përkujdesje mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Veri”.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më tej, policia tha se mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve, teksa inkurajoi të gjithë qytetarët që t’i raportojnë rastet e ngjashme në mënyrë që të merren veprimet e nevojshme ligjore.