Arrestohen katër persona për “Vjedhje”

Katër persona tё dyshuar për veprat penale “vjedhje nё tentativё”, “ vjedhje” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, janë arrestuar sot në Pejë.
Lidhur me rastin, Policia ka sekuestruar: 2 gjeneratorë, 4 copё goma tё veturave dhe 1 mjet pёr larjen e veturave, tё njëjtat do tu kthehen pronarёve legjitim pas pёrfundimit tё proceduarve ligjore.
“Policia e Kosovës, nё Stacionin Policor në Deçan, nga data 17.10.2022 e deri me datё 01.11.2022, janё raportuar pesё (5) raste tё vjedhjeve tё gjësendeve tё ndryshme.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Deçan, me datë 01.11.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar njё person i dyshuar, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё arrestuar me datё 02.11.2022. Policia nё koordinim me Prokurorin e shtetit, ka arrestuar edhe dy persona tjerё tё dyshuar pёr veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, ka informuar Policia.
Pas intervistimit tё dyshuave me vendim tё prokurorit tё shtetit dy tё dyshuarit pёr veprёn penale “vjedhje” janё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa dy tё dyshuarit pёr veprёn penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve tё pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, janё liruar nё procedurё te rregullt./21Media

Back to top button