Arrestohen katër persona të dyshuar për “grabitje” në Mitrovicë

Në orët e pasditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Grabitje” në Mitrovicë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se “arrestimi i katër të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme, pasi të dyshuarit dyshohen se me datën 29 prill 2023, në rrugën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë, të maskuar e nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë të parave”.

Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, janë realizuar edhe kontrolle në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar materiale të nevojshme lidhur me veprën penale grabitje.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se gjatë kontrollit në tri lokacione është gjetur dhe është konfiskuar edhe substancë e dyshuar narkotike, me këtë hetimet janë duke i vazhduar hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN).

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor./21Media

Back to top button