Arrestohen katër persona të dyshuar për grabitje

Katër të dyshuar janë në mbajtje

Lajmin për rtv21.tv. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.

“Një nga keto operacione, është realizuar para pak minutash në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Ku dyshohet se te maskuar nen kercenimin e armeve (revole dhe thikë) kane kryer nje grabitje”, thuhet në deklarimin e zëdhënëses.

Sipas saj, pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër lokacioneve të ndryshme, ku policía ka arritur të gjejë dhe konfiskojë një revole të tipit ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika.

Personat e arrestuar janë E.K, 17 vjeçar, A.K, 18 vjeçar, M.S, 18 vjeçar dhe A.G, 21 vjeçar me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button