​Arrestohen katër persona të dyshuar për zjarrvënie

të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Policia ka arrestuar katër persona të dyshuar për zjarrvënie të raportuar më 20 shtator të këtij viti.
Rasti kishte ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se personat e arrestuar: A. S., 46 vjeç, S. I., mashkull, 16 vjeç, H. M, 40 vjeç dhe L. L, 24 vjeç me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Polica ka thënë se po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë ndriçimin e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale./21Media

Back to top button