Arrestohen katër zyrtarë të Komunës së Istogut

Katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut, janë arrestuar në mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës.
Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar për rtv21.tv nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.
Gjatë vitit 2021, Policia ka realizuar dy aksione tjera në lidhje me dyshimet për mashtrim me subvencione. Në muajin shkurt ka arrestuar 12 zyrtarë shtetërorë, kurse në muajin qershor 21 të tjerë.
Aksioni “Subvencionet 2021” është zhvilluar në Prishtinë, Podujevë, Pejë, Gjilan dhe Istog./21Media
 

Back to top button