Arrestohen një kosovar dhe një serb në Leposaviq, u kapen duke kontrabanduar mallra

Një burrë kosovar dhe një serb janë arrestuar pasi të njëjtit me automjetin e tyre kombi kanë tentuar që të kontrabandojnë disa mallra, të dielën në Leposaviq.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të dyshuarit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve për tu ndaluar, por policia ka arritur që të ndalojë automjetin e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia rastin e ka cilësuar si “Kontrabandim me mallra”, dhe është duke u hetuar./21Media

Back to top button