Pesë të arrestuar për kontrabandim të barnave

Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit

Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njesitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës  dhe Inspektoratin Shëndetësor, referuar urdhëresës së gjykatës kompetente, kanë realizuar një operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Sipas komunikatës, operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajit dhe të Gjilanit, duke përfshirë tetëmbëdhjet  lokacione të ndryshme.

Si rezultat i operacionit policor, në cilësin e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona, A.M, E.R, S.I, D.A, dhe A.A.

Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike .

Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar   sasi   e konsiderueshme e barnave  të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Republikën  e Kosovës.

Dy nga të arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar vepren penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”./21Media

Back to top button