Arrestohen pesë të dyshuar për grabitje në një pompë derivatësh në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persoan të dyshuar për vepren penale –grabitje.

Sipas njoftimit të policisë rasti ka ndodhur më 1 qershor në Vushtrri.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë në bazë të dyshimeve të arsyeshme, pasi të njëjtit dyshohen se me datën 01 qershor 2024, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, të maskuar e nën kërcënimin e armës (thikë) kanë hyrë në pompën e derivateve ku viktimës i kanë grabitur një shumë të parave. “, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se rrjedha e zgjeruar hetimore është zhvilluar në lokacione të ndryshme përfshirë qytete tjera në Republikën e Kosovës, me ç’rast janë realizuar edhe kontrolle në lokacione të ndryshme dhe në shtëpitë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave janë sekuestruar prova materiale të nevojshme që ndërlidhen me veprën penale të grabitjes./21Media

Back to top button