Arrestohen të dyshuarit që hodhën granatë në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarit për hedhjen e një granate dore në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë më 9 qershor.

Policia ka thënë se ka siguruar prova materiale dhe i ka identifikuar të dyshuarit, ku më pas ka bastisur një lokacion.

Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore nga hetuesit janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar të dyshuarit e mundshëm në lidhje me kryerjen e veprës penale të lartcekur. Më datë 23.08.2023 me urdhëresë të gjykatës është kryer kontrolli në një lokacion dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar te cilëve me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake iu është caktuar masa e paraburgimit”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Back to top button