Arrestohen të miturit që kishin vjedhur veturë
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar të mitur, të cilët kishin vjedhur një veturë.
Arrestimi i tyre është bërë në fshatin Reshtan të Suharekës, të mërkurën rreth orës 00:07.
Vetura i është kthyer pronarit, kurse me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media