Arrestohen tre persona në Mitrovicë të Veriut, ​pas një përleshje

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje fizike të ndodhur dje pasdite në rrugën “Zoran Dzindziq” në Mitrovicën e Veriut.

Sipas raportit ditor të Policisë thuhet se si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button