Arrestohen tre persona në Prishtinë

Tre persona të martën janë arrestuar në Prishtinë me urdhëresa nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Referuar njoftimit të Policisë së Kosovës për media, thuhet se dy persona janë arrestuar për veprat posedim të substancave narkotike, ndërsa personi i tretë arrestohet për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare,

“Sot nga njësite të stacionit policor Veriu, në tri lokacione të ndara, janë arrestuar tre persona të cilët kërkoheshin me urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Personat dyshuar: I.K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (15 muaj) për veprën Blerja posedimi , shperndarja dhe shitja e substancave narkotike, B. K, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim, (125 ditë) për veprën posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe A.B,mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim 1 vit, për raste të rënda të vjedhjeve grabitqare, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /21Media

Back to top button