Arrestohen tre persona për disa vjedhje, kryesisht në markete

Tre persona të dyshuar për disa vjedhje janë arrestuar dje në Prishtinë. Policia sot ka informuar se rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, (qershor-shtator 2022) kryesisht në markete.
“Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative dhe hetimore, kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar: – A.B . mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – L. Xh . mashkull, 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. – S. O. mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.”, ka informuar Policia.
Dy nga personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, sipas PK-së, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku 11 raste të vjedhjeve./21Media

Back to top button