Arrestohen tre persona për keqpërdorim seskual

Tre burra janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pasi që të njëjtit janë ndaluar në një automjet me dy viktima gra, asnjëri nuk posedonte dokumente identifikimi.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 02:00 në Gjakovë.
“Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./21Media