Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Marec të Prishtinës
Tre persona janë arrestuar për një vjedhje në fshatin Marec të Prishtinës, e cila ka ndodhur më 2 shkurt.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Marec, Prishtinë / 02.02.2026 – 04:15-04:20. Më 07.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k të cilën kishin qenë të përfshirë në një vjedhje më 02.02.2026. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./21Media