Arrestohen tre të dyshuar për detyrim në prostitucion

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan ka arrestuar tre të dyshuar për detyrim në prostitucion në bashkëkryerje.

Sipas njoftimit ata janë arrestuar të enjten.

“Janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në raportin ditor të Policisë.

Me vendim të prokurorit thuhet se ata janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button