Arrestohen tre të rinj që shpërndanin drogë

Policia në Vushtrri sot ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale blerje, posedim, shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Shtetasit M.A. (31), A.M. (18) dhe A.M. (25) janë arrestuar në rrugën “Bajram Muli” në Vushtrri, pasi janë përpjekur t’i shmangen policisë duke hedhur sasinë e substancës narkotike në një lokacion tjetër.
Në cilësi të provës materiale nga tre të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës narkotike në peshë prej 84.1 gramë, të ndarë në 163 qese të vogla.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Lidhur me rastin hetimet e mëtejme po i zhvillon njësia përkatëse e antidrogave./21Media

Back to top button