Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike ka konfirmuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një aksion me masa të veçanta hetimore ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës.
Aksioni është ndërmarrë nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.
Sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet, me qëllim që të ndihmojë një të dëmtuar të realizojë pagesën për punë të kryera sipas kontratës me Komunën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë inkurajon qytetarët të raportojnë çdo rast të dyshuar për korrupsion dhe veprime të tjera penale të natyrës së korrupsionit.