Arrestohen tri gra dhe një burrë për prostitucion

 

Tri gra dhe një burrë janë arrestuar në Prishtinë me dyshimin për mundësim apo detyrim në prostitucion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të dyshuarve iu janë gjetur sprej, një boksa hekurit, një thikë, 100 euro dhe katër telefon, e të cilat u konfiskuan nga policia.

rasti ka ndodhur dje rrth orës 17:40 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Me vendim të prorkurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tri femra dhe një mashkull kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur. Gjatë kontrollit të tyre janë gjetur dhe konfiskuar një sprey, një boks hekuri, një thikë, 100 euro dhe katër telefona. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button