Arrestohet 19 vjeçari i dënuar për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 19 vjeçar i cili ishte në kërkim pasi që nga Gjykatës Themelore në Ferizaj është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.
Siç njofton policia ai është ndaluar sot rreth orës 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar në bazë të urdhëresës së gjykatës.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button