Arrestohet 21 vjeçari i kërkuar nga Policia

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, me dënim burgimi prej tetë muajve.
21 vjeçari është arrestuar në Lipjan.
“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orët e hershme të mëngjesit, në ora 04:00 ka pranuar një informacion se një patrullë e policisë së stacionit policor të Lipjanit ka ndaluar një person me inicialet A.XH (M/K), 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button