Arrestohet 22 vjeçari i dyshuar për 16 vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 vjeçarin K.I., i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë.
“Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve”, thuhet në njoftim.
Mbi dyshime të bazuara në kërkim të të dyshuarit lidhur me veprat penale, hetuesit e Rajonit të Mitrovicës, javë më parë në lokacione të ndryshme në këtë qytet, përfshirë edhe vendbanimin e tij kanë kryer bastisje, me ç’ rast gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar çanta, portofol, stoli ari, kapela, vegla të ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë.
“Të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale”, thuhet tutje në njoftim.
Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./21Media

Back to top button