Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 40 vjeçari për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare

Është arrestuar një person i kërkuar nga shteti i Austrisë.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se për të dyshuarin kishte urdhëresë ndërkombëtare.
“Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka përfunduar Borovci./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button