Arrestohet 40-vjeçari që tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare

Në orët e para të së dielës, më 6 nëntor, një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar për tentativë përdhunim dhe rrahje brutale ndaj një 20-vjeçareje në Nicë, Greqi.
40 – vjeçari u arrestua në orët e para të së dielës pas sulmit ndaj 20-vjeçares në rrugën Mystra teksa po kthehej nga një festë.
Sipas informacioneve, autori shqiptar i është afruar 20-vjeçares dhe ka tentuar ta përdhunojë, por vajza ka rezistuar dhe për pasojë i arrestuari e ka rrahur viktimën, transmeton rtv21.tv.
Pas sulmit që ka marrë, 20-vjeçarja është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.
Sipas të njëjtave informacione, 40-vjeçari ishte liruar nga burgu pak kohë më parë teksa vuante dënimin për vepra seksuale.
Bëhet e ditur se para arrestimit të shqiptarit ka pasur edhe dy denoncime të tjera nga gra për tentativë përdhunimi në të njëjtën zonë./21Media

Back to top button