Arrestohet 47 vjeçari i kërkuar në Ferizaj

Polica në Ferizaj, sot rreth orës 18:50 në fshatin Dubravë të Ferizajt arrestuan personin e kërkuar me inicialet A.D (M/K), i moshës 47 vjeçar.
Policia informoi se 47 vjeçari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’  me dënim burgimi për një vjet.
“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë./21Media

Back to top button