Arrestohet 48 vjeçari që përmes çelësave të modifikuar dyshohet se kryente vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person i dyshuar për veprat penale, dëmtim prone, vjedhje në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në koordinim me prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e Procedurës paraprakre, nga hetuesit policor është kryer një kontrollë/ bastisje në shtëpinë e të dyshuarit.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e 48 vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar:
-Pasije të ndryshme për modifikim/prodhim të çelësave,
-18 çelësa të modifikuar, paisje të ndryshme që dyshohet që janë përdorur për kryerjen e veprës
-Një pistoletë me gaz “Walter”
-Dy armë metali shkrepsë
-Dy thika për të cilat edhe është hapur rast si “Posedim i paautorizuar i armës” etj.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, para se rasti të procedohet më tej./21Media
