Arrestohet 49 vjeçari për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje në Mitrovicën e Jugut.
“Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente te veprës penale kanosje, hetuesit policorë mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49 vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gjashtë fishek  për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale “ Kanosje “ dhe  ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button