Arrestohet 50 vjeçari që sulmoi e kanosi rojen e pyjeve

Një person u arrestua në Shtime, sepse ka sulmuar dhe kanosur një roje të pyjeve.
Sipas Policisë, i arrestuari është i moshës 50 vjeçare.
“Policia e stacionit në Shtime, dje rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Topillë të Shtimes është një rast i sulmit dhe kanosjes ndaj zyrtarit, rojë e pyjeve. Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar, i cili e kishte sulmuar dhe kanosur rojën e pyjeve H.H (M/K) i moshës 50 vjeçar.”, informoi Policia.
I dyshuari, sipas Policisë, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe kanosje”./21Media

Back to top button