Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohet 51-vjeçari i kërkuar në Ferizaj

 
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot të arrestojë një person me inicialet G.H (M/K) i moshës 51 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button