Arrestohet 51 vjeçari që rrahu gruan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.S (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button