Arrestohet 57 vjeçari që e voziste autobusin në gjendje të dehur

Një 57 vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi që e drejtonte autobusin në gjendje të dehur.
Qytetarët e kishin informuar policinë se shoferi kryente manovra të rrezikshme në rrugën Shkozet –Shijak.
Pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i autobusit, B.V., 57 vjeçar, banues në fshatin Erzen të Shijakut, drejtonte autobusin në gjendje të dehur në masën 1.48 mg për litër, shkruan ora news.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i të dyshuarit për veprën penale ”Drejtimit te mjetit në mënyrë të parregullt” (në gjendje të dehur), dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
57-vjeçari gjithashtu u ndëshkua me masë administrative me 90.000 lekë të rinj dhe me 16 muaj pezullim të Lejes së Drejtimit./21Media

Back to top button