Arrestohet 57-vjeçari që kërkohej nga UNMIK-u
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Arrestimi i shtetasit me iniciale A.B u bë me qëllim ekstradimi drejt Kosovës.
“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./21Media