Arrestohet 72-vjeçarja, ia ndali ventilatorin pacientes tjetër sepse i pengonte zhurma

Një grua 72-vjeçare në Gjermani është arrestuar pasi dyshohet se ka fikur dy herë ventilatorin e një pacienteje tjetër në dhomën e njëjtë të spitalit, sepse i pengonte tingulli që lëshonte, kanë bërë të ditur autoritetet në Gjermani të enjten.
Gruaja u burgos me dyshimin për tentativë vrasjeje pas incidentit në një spital në qytetin jugperëndimor të Mannheim të martën në mbrëmje.
Policia dhe prokurorët në një deklaratë kanë thënë se gruaja dyshohet se e kishte fikur ventilatorin e një gruaje 79-vjeçare dhe, pavarësisht se më pas iu tha nga stafi se ventilatori ishte jetik për pacienten, ajo e fiku përsëri më vonë në mbrëmje.
Pacientja e moshuar duhej të kthehej në jetë përmes ventilatorit dhe ende kërkon kujdes intensiv, kanë thënë autoritetet.
E dyshuara u soll para gjyqit të mërkurën dhe u dërgua në burg.

Back to top button