Arrestohet anëtari i VV-së që kërcënoi Xharrën

PDK e quan veprim të vonuar

PDK ka dënuar ashpër çdo kërcënim që rrezikon lirinë dhe jetën e qytetarëve, duke konsideruar se është koha e fundit që veprimet kërcënuese të merren seriozisht nga institucionet e drejtësisë, aq më parë kërcënimet ndaj veprimtares Arbana Xharra, e cila u sulmua fizikisht kohë më parë.

Në komunikatën për media të kësaj partie, thuhet se paraburgosja e anëtarit të Vetëvendosjes, që kërcënoi Arbana Xharrën, është veprim që duket mbase i vonuar, derisa në rrjetet sociale para sa ditësh nga kjo lëvizje bëheshin ftesa për dhunë.

PDK pret nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes, kërcënimit dhe veprimet e shantazhit nga anëtarët e saj.

“Kohët e fundit janë bërë përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediat elektronike, kërcënimet dhe përkufizimet jodemokratike për zhvillimet politike, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Back to top button