Arrestohet asamblisti i VV-së në Prishtinë

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka bërë të ditur se bashkëpartiaku i tij, Arianit Beqiri, është arrestuar sot në sheshin e Prishtinës.

Sipas Sveçlës, Beqiri, refuzoi të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.

“Asamblisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit”- ka shkruar Sveçla në Facebook.

Back to top button