Arrestohet avokati Gazmend Halilaj
“Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”
Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj është arrestuar sot. Kjo sipas një postimi që ai ka bërë në Facebook. Ai ka shkruar se arrestimi ka ndodhur pasi i kishte dhënë informata lidhur me hetuesit e Inspektoratit Policor që, sipas tij, kanë zbuluar privatësinë e viktimës në Drenas.
“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi gazetares së KTV-së, lidhur me privatësinë e viktimës së rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar avokati Halilaj.
Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi aktualisht profesori Sh.Xh dhe zyrtari policor V.V, që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak./21Media