Arrestohet burri që i kishte mbyllur në shtëpi gruan dhe fëmijën

Sot është arrestuar burri me inicialet M.D i cili është raportuar se e kishte mbyllur gruan dhe fëmijën në një shtëpi në Pejë për tre ditë.
“Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën “ Agush Gjoci” në Pejë, një femër së bashku me fëmijën e saj është duke u mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj në një shtëpi. Policia menjëherë iu është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty kanë marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur pa dëshirën e saj nga i dyshuari tri (3) ditë”, thuhet në komunikatën e Policisë.
M.D. i lindur me 1966, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim Policor prej 48- orësh./21Media

Back to top button