Arrestohet burri që ngacmoi e sulmoi seksualisht gra e vajza

Është arrestuar një person në Podujevë pasi ditë më parë kishe sulmuar seksualisht një grua.
Disa ditë më vonë, pra më 15 korrik, i njëjti dyshohet që ka ngacmuar dy vajza të mitura.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ditë më parë e kishte sulmuar seksualisht një viktimë, ndërsa sot dyshohet që ka ngacmuar dy viktima femra kosovare të mitura”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti i cilësuar si “ngacmim seksual” ka shkuar në në procedurë hetimore nga njësitë relevante./21Media

Back to top button