Arrestohet burri që vrau me thikë të dashurën
Është kapur dhe arrestuar R. M i dyshuar për vrasjen e partneres J.E për shkaqe xhelozie.
Mësohet se R. M ishte fshehur poshtë urës së Zaranikës në momentin që është kapur nga policia.
Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.
Policia e Elbasanit në një sqarim për ngjarjen tha se ishte vënë në dijeni të konfliktit mes çiftit prej 26 korrikut, kur 37-vjeçarja është paraqitur në komisariat dhe ka deklaruar se ka konflikt me bashkëshortin për arsye xhelozie por nuk kishte pranuar të bënte kallëzim./oranews