Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se personi që u arrestua dje në Prishtinë ka të bëjë me rastin e dhunimit të 11-vjeçarës në qersor të këtij viti.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person (madhor) në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e 11 vjeçares, në qershor të vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente.
Ndryshe, ky është personi i 12 i arrestuar nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares./21Media