Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi në Prizren

Policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar për sulm ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi.

Arrestimi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Po ashtu është bërë e ditur se i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkohë për rastin e njëjtë është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër të cilit  i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Derisa për këtë ngjarje është suspenduar për 72 orë edhe  një rreshter me arsyen se nuk ka reaguar në mënyrë profesionale me rastin e sulmit ndaj gazetarit.

Back to top button