Arrestohet edukatorja në Lipjan që dyshohet se lëndoi një fëmijë njëvjeçar në kopsht

Është arrestuar edukatorja e një çerdhje në Lipjan e cila dyshohet se i ka shkaktuar lëndime trupore një fëmiut njëvjeçar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se e njëjta është dërguar në mbatje.

“Po pas përfundimit të disa veprimeve hetimore është arrestuar personi i dyshuar dhe me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti. /21Media

Back to top button