Arrestohet futbollisti kosovar, sulmoi me grusht gjyqtarin gjatë ndeshjes futbollistike

Një futbollist është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se ka sulmuar një gjyqtar në një ndeshje futbollistike që po zhvillohej në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se rasti është iniciuar rast për lëndim të lehtë trupor.

“Dje rreth orës 16:50 deri sa ka qenë duke u zhvilluar një ndeshje futbollistike në fshatin Isniq një lojtar nga banka rezervë ka hyrë në fushë dhe e ka goditur gjyqtarin kryesor me grusht”- ka thënë Gashi.

Tutje ai shtoi se pas këtij sulmi, gjyqtari ka kërkuar nga policia që të intervenoj ndërsa policia ka bërë edhe arrestimin e të dyshuarit.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria e Shtetit ndërsa i dyshuari është intervistuar.

Back to top button